Takimi i BE mbi buxhetin 2013, priten kundërshtime

"Ka pak shanse te realizohet nje marrveshje ne bisedimet kyce qe pritet te mbahen mbi buxhetin BE per 2013" - jane shprehur deputetet konservatore ne Mbreterine e Bashkuar. Ky grup ka leshuar nje deklarate ne te cilen thuhet se ka pasur nje mosmarrveshje kur deputetet u perpoqen te arrijne nje pozicion negociues me heret per kete ceshtje.Perplasja u be mbi rritjen e buxhetit te planifikuar sebashku me nje shtese prej 9 bilion euro ne paketen e njohur si 'financimi emergjent'. Qeverite e Eurozones, Komisioni i BE dhe Parlamenti europian jane duke dhene argument mbi nje rritje te buxhetit te planifikuar me 6.8%.Vete Keshilli, nje grupim i 27 qeverive, ka rene dakord per ta ulur ketë shifer deri ne 2.79%. Por deputetet dhe vete Komisioni kerkojne ta mbajne objektivin ne 6.8%. Ne vitin 2012 buxheti ishte 129.1 bilion euro qe pasqyroi nje rritje prej 1.9% nga viti 2011.Komisioni, pergjegjes per hartimin e legjislacionit te BE, thote se nje shtese prej 9 bilion eurosh eshte e nevojshme kete vit per shkak te nje mungese qe kercenon buxhetet e Bashkimit Europian per fushat e Arsimit, Infrastrukutres dhe projekteve kerkimore.Ne takimin e buxhetit te realizuar ne Mbreterine e Bashkuar deputetet konservatore te udhehequr nga Richard Ashëorth u perleshen me Presidentin e Parlamentit Martin Schulz, nje socialist gjerman i cili mbrojti shtesen prej 9 bilion eurosh te shpenzimeve.Qeveria e Mbreterise se Bashkuar, e udhehequr nga konservatoret, e ka kundershtuar ne te njejten menyre edhe nje rritje te propozuar ne buxhetin disa vjecar per periudhen e 2014-2020, duke kercenuar perdorimin e vetos nese eshte e nevojshme. Nje Samit i BE qe synon arritjen e nje marrveshje ne kete buxhet do te mbahet me 22-23 nentor.