Bisedat në “SKY”, gazetarja: Grupet kriminale kanë folur pa dorashka. Ervin do e transportonte drogën me avion

Rrjeta e Prokurorisë së Posaccme sa vjen dhe zgjerohet dhe kjo falë punës së bërë nga agjencitë partnere në zbardhjen e bisedave të errëta në aplikacionin “SKY” dhe tashmë ajo po përpin brenda saj, zyrtarë të lartë dhe të vegjël të shtetit, të cilëve dita-ditës iu faktohen lidhjet dhe bashkëpunimet e tyre me botën e krimit.

Duke marrë shkas nga e ashtuquajtura dosja “Metamorfoza 2”, ku drejtues të Policisë së Shtetit bashkëpunojnë dhe pastrojnë paratë e krimit, nga studio e emisionit “Drejt” në Ora Neës të moderatorit Luan Rama, gazetarja Glidona Daci deklaroi se në rastin e fundit ishte zbuluar dhe se Ervin Mata kishte zbuluar rrugën e re të transportimit të drogës përmes avionëve.

“Ka patur informacione për shkak të hetimeve, dhe e ka treguar Bujar Germizi, dhe së dyti ka marrë dhe ka përdorur aplikacionin “SKY” të blerë nga Nuredin Dumani, edhe pse vetë Erzen Breccani thekson se ia ka blerë Bujar Germizi, miku i tij. nga ana tjetër Dumani thotë se dy aplikacionet SKY i kam blerë unë dhe i kam paguar unë, sepse Bujari më informonte me të gjithë lëvizjet e policisë.

Unë di të them që ajo ccfarë janë vendosur në masën e sigurisë janë këto elementë që e kanë akuzuar z. Erzen Breçanin, sipas SPAK-ut.

Kompania që e krijoi SKY pretendonte se do të ishte një komunikim 100% i sigurt dhe lufta më e madhe që po bëhet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk po bëhet nga grupet kriminale, por nga kompanitë e biznesit, se ato e kanë përdorur më shumë.

Ishte një aplikacion që mund të aplikoje vetëm me foto jo video, dhe grupet kriminale e kanë parë këtë si një aplikacion të sigurtë dhe aty kanë folur pa dorashka, pa kursim. Por në të gjitha rastet që ne kemi lexuar në dosjet e trafikut të drogës ata kanë nisur foton e lëndëve narkotike, të njëri-tjetrit, në grupe chati ku hidhnin foto të lëndëve narkotike.

Ku tregohej si e kanë futur në kontenier, si është paketuar. Dhe në rastin e parë ku janë kapur 440 kilogramë nga autoritetet gjermane nuk kanë nevojë fare që të kërkojnë prova të tjera” pasi mjafton të marrësh komunikime, procesverbalin e autoriteteve gjermane dhe ti ta faktosh që është e atij grupi.

Tek dosja “Metamorfoza”, ka pasur dhe rastin e një vrasjeje, që është ajo e Gjin Boriccit, ka qenë një foto që i është bërë viktimës pasi është ekzekutuar. Dhe ky është gabimi më i madh i tyre, por e mira që i është bërë autoriteteve.

Tek rasti i fundit trafiku i drogës është kryer i gjithi jashtë vendit. Kanë qenë autoritetet braziliane, ekuadoriane, franceze dhe që kanë sjellë letër porosi për të gjitha rastet.

Ajo që më bën përshtypje në këtë dosje është fakti që Ervin Mata kishte vendosur ta trafikonte drogën me avion, dhe ajo u kap në aeroportin e Frankfurtit dhe i gjithë shqetësimi i tij ishte se ata kishin zbuluar rrugën e tij të re të trafikimit”, u shpreh gazetarja Glidona Daci.