Seanca për grupin e trafikut të drogës, Breçani në gjyq: Nëse jam në burg, jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me...
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2023, 12:47
Po zhvillohet seanca gjyqësore në lidhje me grupin e trafikut që u zbulua falë përgjimeve të SKY, ku mes të arrestuarve janë zyrtare policie si dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Pikërisht ky i fundit mësohet të ketë deklaruar në gjyq se në burg është prej djalit të tij.
''Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ca ka bërë nuk kam prova me ca merret im bir.
Vetë i kam shërbyer këtij shteti ku kam vënë edhe jetën në rrezik dhe ka përmendur disa nga aksionet që ka bërë dhe personazhet që ka arrestuar'', ka thënë Breçani në gjyq.
Ndaj Breçanit rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Sakaq, në kërkim është shpallur Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit.
