Përgjimet e SKY, Daci: Është i frikshëm investimi i zyrtarit të Policisë Dedan Gjoni që vrasja e vëllezërve Nela të realizohej

Përgjimet e SKY dhe arrestime e bujshme të ditëve të fundit ku zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë të Polisë së Shtetit janë kapur në lidhje me eksponentë të botës së errët të krimit, në vlerësimin e gazetares Glidona Daci është një dëshmi e përmasave të lidhjes së krimit me shtetin.

Nga studioja e emisionit “Drejt” në Ora News të moderatorit Luan Rama, Daci nuk e mendonte askush që Dedan Gjoni ishte pjesë e botës së krimit.

“Ajo që është më e rënda është se ai i mirëpret kriminelët në zyrën e tij në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit, pasi në komisariatin 6 në Tiranë është transferuar vetëm pak muaj më parë.

Ajo që vihet re është fakti se ai investohet me ditë dhe javë të tëra me të gjithë forcën e tij për gjetjen e vëllezërve Nela, të cilët do të ekzekutoheshin ata.

Pra përmasat janë të tilla sa ai investohet me gjithë forcën e tij për ccfarë? Për të bërë një krim”, u shpreh gazetarja Glidona Daci