Tragjike në Durrës/ 40-vjeçari bie nga kati i nëntë, humb jetën. Ja dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2023, 17:33
Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.