Dritan Laci: E frikshme përmasa e inkriminimit të policisë. Me përgjimet “SKY” po bien të gjithë brenda

Gazetari Dritan Laci, nga studioja e emisionit “Drejt” në Ora News të moderatorit Luan Rama u shpreh se nuk kishte dijeni më parë për një inkriminim të këtyre përmasave të Policisë së Shtetit.

“Për të nxjerrë në pritë dy vëllezërit, që mbi të gjitha ishin shtetas britanikë. Në 8 vitet e fundit ka pasur një mori ngjarjesh të rënda në Elbasan dhe këtu kemi të bëjmë ose me një polici të përfshirë në këto grupe kriminale, ose kemi një polici të paaftë. Poor unë nuk di se kemi polici të paaftë.

Dhe tani me përgjimet “SKY” po bien të gjithë brenda.

Dedani nuk ka qenë njeriu kryesor i këtyre hetimeve, dhe kam përshtypjen se me vijimin e hetimeve do të ketë dhe zyrtarë të tjerë edhe më të lartë në këto ngjarje”, u shpreh gazetari Dritan Laci.