Përgjimet “SKY”, avokati Redon Meksi: Janë gati 270 fletë-arreste të tjera. I vetmi rast që e dënon Erzen Breçanin është ...

Rrjeta e Prokurorisë së Posaccme sa vjen dhe zgjerohet dhe kjo falë punës së bërë nga agjencitë partnere në zbardhjen e bisedave të errëta në aplikacionin “SKY” dhe tashmë ajo po përpin brenda saj, zyrtarë të lartë dhe të vegjël të shtetit, të cilëve dita-ditës iu faktohen lidhjet dhe bashkëpunimet e tyre me botën e krimit.

Duke marrë shkas nga e ashtuquajtura dosja “Metamorfoza 2”, ku drejtues të Policisë së Shtetit bashkëpunojnë dhe pastrojnë paratë e krimit, nga studio e emisionit “Drejt” në Ora News të moderatorit Luan Rama, avokati Redon Meksi, deklaroi se shumë shpejt priten të tjera arrestime.

“Fjalët janë gati 270 fletëarreste të tjera të firmosura, sot që flasim por sa të vërteta janë do t’i shikojmë në ditët në vijim.

Por doja të thoja, që kemi të bëjmë se Prokuroria jonë ka hetuar mesazhet e “SKY” dhe akoma nuk ka provat dhe shkon e bën arrestimet. Pse i bën paraprakisht? Mblidhi provat deri në fund dhe më pas arrestoji, dhe shkon e arreston pa pasur prova dhe i mban në burg pa prova.

Unë s’e kam parë dosjen, por atë që është dhënë në media.

Në Kodin tonë Penal nuk ka detyrim prindi, vëllai, fëmija të deklarojë krimin e fëmijës.

Pra e vetmja rast që mund të dënohet Breccani është nëse vërtetohet lidhja e tij me krimin, pra jo se i biri merret me krime”, theksoi avokati Redon Meksi.