Përgjimet e ''Sky'', GJKKO vendos arrest me burg për Breçanin dhe tre persona të tjerë

GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, mes të arrestuarve ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan të hënën në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë.

Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, i cili u vu në pranga në afërsi të stadiumit “Air Albania”, Bujar Ajezin dhe Besmir Murati.

Ndaj Breçanit rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Sakaq, në kërkim është shpallur Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit.

Njoftimi i Prokurorisë:

1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më  datë  14.11.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt:Caktimin ndaj personave nën hetimD.GJ. E.B, B.M dheB.A...etj të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 tëK.Pr.Penale.

2.Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarjaElsa Ulliri,bazuar në nenin 244 të  K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 124 Akti, datë  17.11.2023, ndër të tjeravendosi: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti me burg” parashikuar nga neni 238 tëK.Pr.Penale ndaj personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A ...etj.

3. Ekzekutimi i masës së sigurimit për personat nën hetimD.GJ. E.B, B.M dhe B.Aështë bërëmë datat 20.11.223 dhe 21.11.2023. Ndodhur në këto kushte, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 tëK.Pr.Penale, më datë22.11.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetimD.GJ. E.B, B.M dhe B.A.

4.Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 128 Akti, datë23.11.2023, vendosi:

Pranimin e kërkesës. 
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrestinë burg”të dhënë ndaj personit nën hetim B.A me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 tëGjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrestinë burg”të dhënë ndaj personit nën hetim E.B me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrestinë burg”të dhënë ndaj personit nën hetim D.Gj me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionind he Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrestinë burg”të dhënë nda jpersonit nën hetim B.M me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Urdhërohet Prokuroria e Posaçme dhe Policia Gjyqësore për ndjekje ne dhe zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtijvendimilejohet ankim në Gjykatën e Posaçmetë Apelit përKorrupsionindheKrimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluarkyafat nga e nesërmja e komunikimittëvendimit.