Grabitje me hipnozë në Lushnje, iu prezantua nga Tetova, i merr 13 milionë lekë pasi e vuri në gjumë
Një grua në fshatin Zham në Lushnje është grabitur pasi e vunë në gjendje gjumi.
Autorja i është prezantuar si banore e Tetovës dhe iu afrua pasi i kërkoi ujë.
Vetëm pasi grabitësja është larguar disa metra nga banesa viktimës së vjedhjes iu kthye kujtesa.
Iu prezantua si qytetare nga tetova, por përfundoi duke i grabitur 13 milionë lekë.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat të lushnjes ku dyshohet se autorja për të realizuar veprimin ka hiptonizuar 65 vjeccaren, e cila është invalide dhe në atë moment ndodhej e vetme në banesë.
Jalldize Ibraliu shprehet se fillimisht nuk pranoi të afronte të panjohurën
Por pas kësaj gruaja i është afruar duke e mbajtur në bisedë e pas kësaj gjithccka mbetet e paqartë.
65 vjeçarja shton se vetëm pasi grabitësja ishte larguar i është kthyer koshienca por paratë ishin zhdukur.
Pas denoncimit policia ka sekuestruar pamjet e regjistruara nga kamerat e zonës.
Agresorja shihet të ketë hyrë edhe në dy banesa të tjera, por pa mundur të veprojë pasi kishte njerëz të tjerë.
