Malltezi kërkoi kthimin e 25 pasurive në Apel, shtyhet seanca për ditën e nesërme

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për zhbllokimin e pasurive të Jamarbër Malltezit është shtyrë për ditën e nesërme. 

Njoftimi i GJKKO-së:

Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 23.11.2023, ora 09:00,mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 12:00.