Shoferi hapi aksidentalisht derën e autobusit, lëndohet 78-vjeçarja, dërgohet menjëherë në spital

Një 78 vjeçare është lënduar pas një hapje aksidentale të derën së autobuzit dhe është dërguar menjëherë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në bulevardin “Zogu i Parë”.

Ndërsa lidhur me situatën e krijuar është vënë pranga shoferi 64-vjeçar i autobuzit me iniciale SH.H.

Njoftimi i policisë:

“Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobus, në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. B., 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”