Përgjimet “SKY”, avokati Hamataj: Skandal! Efektivë të nivelit të lartë që diskutojnë në komisariate se si të vrasin njerëz
Rrjeta e Prokurorisë së Posaccme sa vjen dhe zgjerohet dhe kjo falë punës së bërë nga agjencitë partnere në zbardhjen e bisedave të errëta në aplikacionin “SKY” dhe tashmë ajo po përpin brenda saj, zyrtarë të lartë dhe të vegjël të shtetit, të cilëve dita-ditës iu faktohen lidhjet dhe bashkëpunimet e tyre me botën e krimit.
Duke marrë shkas nga e ashtuquajtura dosja “Metamorfoza 2”, ku drejtues të Policisë së Shtetit bashkëpunojnë dhe pastrojnë paratë e krimit, nga studio e emisionit “Drejt” në Ora Neës të moderatorit Luan Rama, avokati Ermal Hamataj, deklaroi se është e paperceptueshme që eksponentë të Policisë së Shtetit të përdorim aplikacione të tilla.
“Meqë flitet që janë 300 punonjës policie që përdorin këtë aplikacionin “SKY”, pyetja është se për ccfarë u duhet ky aplikacion? Pra nuk e ka përdorur atë për të bërë punët e shtetit.
E dyta, se po themi “policia – policia”, por kemi të bëjmë me efektivë të nivelit të lartë. Dhe ata që bëjnë krimin janë ata që kanë gradat. Dhe kur këta efektivë me grada brenda në komisariat bisedojnë me njëri-tjetrin se si të gjurmojnë persoan për t’i vrarë, atëherë nuk kemi ccfarë diskutojmë më këtu. Ose që shesin kolegët e tyre, pasi kjo është shumë më pak se kaq.
Mua personalisht që këta janë në nivele të larta dhe janë personat që mbajnë të bllokuara edhe gradat në Polici, dhe që lëvizin nga një vend në tjetrin, drejtor – nëndrejtor, dhe janë të njëjtët persona që e bëjnë këto.
Para pak ditësh isha në Elbasan, ddhe kur shikon që punonjës policie lëviz me një makinë 30 mijë euro, të jeni të sigurtë që ai nuk është i ndershëm. A ka institucione që i shikojnë këto? Pasi nuk është normale që dikush që ka një rrogë 900 mijë lekë të vjetra lëviz me makinë 30 mijë euro”, u shpreh avokati Hamataj.


