Mziu: Opozita në protestë për të drejtat e saj, nuk po zbatohet kushtetuta nga mazhoranca

Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat Xhelal Mziu u shpreh se Opozita është në protestë për respektimin e rregullores së kuvendit dhe të të drejtave të saj.

Ai tha se duke mos pasur një rrugë tjetër është përdorur bllokimi i seancës plenare deri në miratimi ne këtyre 3 iniciativave ligjore të opozitës.

Mziu: Opozita është në protestë për respektimin e rregullores së kuvendit dhe të të drejtave të opozitës. Por opozita nuk i ka gjetur këto të drejta në kuvend, pasi mazhoranca nuk i ka konsideruar ngritjen e komisioneve parlamentare. Duke mos pasur një rrugë tjetër kemi përdorur bllokimi ne seancës plenare deri në miratimi ne këtyre 3 iniciativave ligjore të opozitës.

Edhe dje kishte përplasje. Është një situatë të cilën nuk e duam, dhe kur e sheh nga jashtë duket absurde, por duke marrë në konsideratë atë që kërkojnë, se nuk po zbatohet kushtetuta, janë absolutisht të ligjshme. Edhe deputetët e majtë e kuptojnë dhe nuk reagojnë, ka vetëm ndonjë koleg që e sheh si një problem personale, kur në fakt është një problem ligjor dhe politik.