Xhafaj: Deklarata e Macron jo shantazh, por mesazh i drejtpërdrejtë, duhet të punojmë për stabilitetin e Kosovës

Në “Drejt” nga Luan Rama në ora News, deputeti socialist Etjen Xhafaj u shpreh se deklarata Macronit, është një mesazh i drejtpërdrejtë që edhe mes miqve ka mendime të ndryshme dhe divergjenca.

Xhafaj: Kjo historia e konspiracionit se janë mbyllur mikrofonat, është tërësisht e pavëndtë, kur kemi dy lajme të mira që nuk kishin ndodhur ndonjëherë. Sa i përket deklaratës së Macronit, nuk do ta quaja shantazh, por një mesazh i drejtpërdrejtë që edhe mes miqve tanë ka mendime të ndryshme dhe divergjenca.

Është shumë e rëndësishme që në një moment dhe incident si ai i Banjskës, është zbuluar marrëdhënie e errët Kosovë serbi, dhe pakicave në veri të Kosovës, që besoj se janë ato të marra peng. Mendoj se diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të kapitalizojnë arritjen e objektivave dhe stabilitetin.