Opozita bllokon Kuvendin, Koti: U mor si masë ekstreme, duke parë edhe situatën e fundit ku u përjashtuan kolegët

Deputetja e PD-së, Sorina Koti në një intervistë për Ora News foli për situatën e krijuar sot në kuvend ku opozita bllokoi seancën. Koti u shpreh se duke parë mënyrat e vazhdueshme të PS që ndërmerr vendime për të shuar zërin e opozitës ne patjetër që duhej të agravonim aksionin tonë politik.

"Duke parë në mënrë të vazhdueshme që PS ndërmerr vendime për të shuar zërin e opozitës ne patjetër që duhet të agravonim aksionin tonë politik.

Kjo u mor si masë ekstreme duke parë situatën e fundit ku janë përjashtuar kolege deputetë, ku me kartonin negativ ata hodhën poshtë të gjitha komisionet hetimore ku ne po shohim që asgjë nuk po funksionon tashmë në parlament, ku demokracia tashmë ka rënë, ku fjala e lirë është cënuar.

Ne sot kishim një mbledhje grupi në mëngjes dhe e morëm vendimin për të penguar seancën normale të zhvillimit të punimeve të kuvendit ditën e sotme.

Ne kemi qenë brenda në sallë ku kemi penguar futjen e deputetëve dhe ministrave për tu ulur në vendet e tyre. Nuk ka pasur rezistencë fizike nga ana e partisë Socialiste.

Ata për pak minuta kanë marrë vendimin për të pezulluar seamcën e sotme, ku jemi njoftuar se nuk do ketë një njoftim zyrtar sic e kërkon rregullorja e kuvendit të Shqipërisë, që deputetët për seancën e rradhës njoftohen zyrtarisht nëpërmjet emailit zyrtar për zhvillimin e seancës.

Por kemi marrë informacionin se ata mund të rikthehen në sallën e parlamentit në cdo moment që kanë menduar se ne do largoheshim nga salla.

Opozita bllokon Kuvendin, Koti: U mor si masë ekstreme, duke parë edhe