Zotaj: Samiti në Tiranë ishte i rëndësishëm për rajonin, vëmendja e Europës është tek Ballkani

Pedagogja dhe ekspertja e integrimit europian, Elda Zotaj ishte e ftuar në studion e lajmeve të Ora News ku foli për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë. Zotaj u shpreh se vëmendja e Europës është tek Ballkani dhe se pa bashkëpunimin e këtij rajoni, Europa vështirë të jetë e plotë.

"Samiti i mbajtur në Tiranë ishte një ngjarje e rëndësishmë për rajonin në tërësi. Zgjedhja e Shqipërisë për ne ishte shumë e mirë, por nga ana tjetër kishte edhe një simbolikë që ftonte të gjithë rajonin të vijonin përpjekjet e tyre për për të realizuar ato reforma të ndërmarra në kuadër të këtij procesi.

Simbolika është që ju jeni tashmë pjesë e europës, por proceset duhet të realizohen. Ideja që samiti u mbajt në Shqipëri është inkurajuese, tregon që europa është e angazhuar me rajonin sidomos pas ngjarjeve në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Vëmendja e Europës është tek Ballkani duke ditur që pa rritjen e bashkëpunimit të këtij rajoni pak vështirë është që te jetë europa e plotë. Në projeksionin afatgjatë për rajonin deri në këto 10 vite që kur ka filluar procesi i Berlinit dhe deri më sot janë dhënë 16 miliardë euro për rajonin.