Dedaj: Në partitë tona nuk ka demokraci, në PD ka disa që nuk i llogarit dot për burra, jo për deputet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2023, 21:44
Në “Drejt” nga Luan Rama në ora News, gazetari Reldar Dedaj u shpreh se sistemi partiak aktual është një sistem i projektuar nga këta dy persona, Berisha dhe Rama.
Dedaj: Këta zotërinjtë përderisa përcaktohet nga kryetari me listë, nuk kanë fuqi që ta kundërshtojnë dhe të kërkojnë zgjedhje në parti. Liderin e partisë e kanë shndërruar në bos, nuk ka demokraci të brendshme sot në partitë tonë.
Është një sistem i projektuar nga këta dy persona, Berisha dhe Rama. E kanë luajtur shumë bukur. PD-ja ka një grup deputetësh pa vulë dhe me një grup militantësh në rrethe. Ke një PD me një grup deputetësh sharlatanë se mendojnë se mund të korrin ca vota. Janë disa aty që nuk i llogarit dot për burra, jo për deputet
