Kasmi: Rama e kundërshtoi Procesin e Berlinit me Ballkanin e Hapur, amalgamë serbo-shqiptaro-ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2023, 21:56
Në “Drejt” nga Luan Rama në ora News, gazetari Bled Kasmi u shpreh se është gjë e mirë që Samiti i Berlinit u bë në vendin tonë, por Shqipëria e ka kundërshtuar këtë proces me Ballkanin e Hapur.
Kasmi: Ajo që vlerësoj unë te Samiti i Berlinit është fakti që u bë në vendin tonë, edhe pse Shqipëria ishte një kundërshtare e këtij procesi dhe nisi Ballkanin e Hapur. Nuk ka pasur prej vitesh për procesin e Berlinit nga ana e Shqipërisë.
Mendoj se Ballkani i Hapur dështoi, ishte një taktikë për ta spostuar epiqendrën e vëmendjes nga BE-ja dhe SHBA-ja te një amalgamë serbo-shqiptare dhe me dritëhije ruse.
