“Na hoqi komisionet dhe do të përcaktojë opozitën” Mziu: Bllokadë, nuk kemi rrugë tjetër përballë PS-së!

I ftuar në Ora News, deputeti demokrat Xhelal Mziu u shpreh se në këto 10 vite opozita është duke e shantazhuar nga ana e mazhorancës, e cila shkel ligjet.

Ai tha se duke qenë përballë këtej situate nuk kishte rrugë tjetër për opozitën, përpos se të bllokonin këtë revansh të qeverisë e cila bllokon me karton dhe që do të përcaktojë opozitën.

Mziu: Situata në të cilën ndodhet sot Shqipëria, dhe qeveria pavarësisht se ka ardhur me vota të vjedhura, nuk po sillet si qeveritar, ndërsa mazhoranca parlamentare nuk respekton kushtetutën dhe të drejtat e opozitës. Këtë e ka përdorur në 10 vite dhe duke e shantazhuar apo duke shkelur ligjet. Kulmi ka arritur në këtë legjislaturë dhe në javët e fundit. Mjafton të shohim komisioni e reformës zgjedhore, ku opozita ka kërkuar që të ketë përfaqësuesit e saj dhe të kemi një kod zgjedhor që merr në konsideratë opinionet e OSBE, por mazhoranca do të vendosë vetë në mënyrë arbitrare se kush do të jetë në krye të këtij komisioni.

Ne kemi kërkuar dy komisione: një për koncesionet në shëndetësi, ku janë shpenzuar miliona euro. edhe për komisioni që ka të bëjë për sistemin TIMS i cili është përvetësuar nga mazhoranca dhe është centralizuar, ku janë nxjerrë të dhënat e qytetarëve. Të dyja këto komisione janë hedhur poshtë pa të drejtë dhe duke shkelur kushtetutën. Duke qenë përballë kësaj situate nuk kishim rrugë tjetër, përpos se të bllokonim këtë revansh të qeverisë e cila na bllokon me karton dhe që do të përcaktojë opozitën.