Opozita bllokon Kuvendin, mazhoranca shtyn seancat plenare. Zbardhet mesazhi për deputetët e PS-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2023, 14:01
Ndërkohë që deputetët e opozitës janë ngujuar në Kuvend pasi kundërshtimit të mazhorancës për të mos ngritur disa komisione hetimore, socialistët janë tërhequr nga zhvillimi i seancës plenare këtë javë.
Nëpërmjet një mesazhi dërguar deputetëve socialistë, kryetari i grupit informon se seanca e radhës është vendosur për të hënën e 30 tetorit.
“Kolegë nuk do te zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës , të hënën, më 30 Tetor, për çështjet e zgjedhësve.
Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e Grupit”, thuhet në mesazh.
