Bardhi: Do vijojmë aksionin opozitar, do të jemi në çdo seancë, edhe pse Rama nuk na do aty

Në një prononcim për gazetarët, deputeti demokrat Gazment Bardhi u shpreh se do të vijojë aksioni opozitar për të kthyer parlamentin në zbatimin e rregullave.

Bardhi theksoi se Patjetër që do vijnë në seancë dhe do marrin pjesë në çdo mbledhje komisionesh, edhe pse kryeministri Rama nuk i do aty.

Bardhi: Pas diskutimeve kemi vendosur të vijojmë aksionin tonë opozitar për të kthyer parlamentin në zbatimin e rregullave. Kemi konstatuar pavlefshmërinë e urdhrit të Edi Ramës për të përjashtuar nga veprimtaria parlamentare të deputetëve.

U kërkojmë këtyre që firmosin të mësojnë edhe matematikën e klasës së parë, pasi thonë se na përjashtuan për 10 ditë, kur në fakt afati del 11 ditë. Kjo tregon sa të verbër janë kur firmosin.

Mazhoranca dhe grupi i PS t’i kthehen arsyes dhe zbatimit të kushtetutës. Patjetër që do vijmë në seancë dhe do marrim pjesë në çdo mbledhje komisionesh. Çdo kërkesë e jona është e drejtë. Rama nuk na do në parlament, por ne do jemi në parlament.