Bllokimi i Kuvendit, Zhupa: Ose i kthehemi parlamentarizmit, ose jetë normale në parlament nuk do ketë

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një intervistë për Ora News foli për bllokimin që opozita bëri sot në seancën plenare dhe tregoi se cfarë do ndodhë në vijim. Zhupa theksoi se këtu o i kthehemi parlamentarizmit ose jetë normale në parlament nuk ka.

"Kam parë ndonjeherë që media të caktuara mundohen që ta veshin këtë si një bllokim që i bën opozita parlamentarizmit. Në fakt është e kundërta, opozita po mundohet që ta kthejë parlamentarizmin në një jetë normale, ku zbatohet kushtetuta sepse mazhoranca në fakt ka bërë dëmin më të madh, ka bllokuar kushtetutën nga funksionimi.

Në momentin që ti bllokon kushtetutën, ti e ke bllokuar parlamentarizmin dhe ne në fakt sot këtu po mundohemi të çlirojmë parlamentarizmin dhe ti kthehemi një jete normale parlamentare.

Në seancën e kaluar, në fund të një seance që duhej ngelur historike për shkak të mocionit që ne kaluam në mënyrë të përbashkët për Kosovën. Në fund në mënyrë kaçakshe, tamam si paradhoma e kryeminsitrit pa rregulla pa procedurë pa rend dite, futën për votim rrëzimin e komisioneve hetimore që kishte kërkuar opozita.

Dy komisione shumë të rëndësishme u rrëzuan pa u diskutuar edhe në shkelje të kushtetutës. Vendimi tjetër i papranueshëm për ne ishte rrëzimi i përfaqësuesve tanë ligjorë në komisonet e reformës zgjedhore.

Damian Gjiknuri nuk duhej të ishte kurrë përfaqësusesi sipas nesh për reformën zgjedhore sepse ai duhej hetuar për dosjen që bëri tërmet për zgjedhjet.

Ne nuk e pranojmë më këtë situatë. Këtu o i kthehemi parlamentarzimit o jetë normale në parlament nuk do ketë", tha ndër të tjera Zhupa