Xhafaj: Opozita na mori kartat dhe bllokuan ulësen e kryetares së kuvendit, jo gjest i mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2023, 21:29
Në “Drejt” nga Luan Rama në ora News, deputeti socialist Etjen Xhafaj u shpreh se opozita sot mori kartat në kuvend dhe ishte bllokuar ulësja e kryetares së kuvendit për të mos lejuar nisjen e votimit.
Xhafaj: Kishim marrë kartat tona në kuvend dhe ishte bllokuar ulësja e kryetares së kuvendit për të mos lejuar nisjen e votimit. kam kolegë në atë grup që i respektoj, por gjesti i sotëm për të ndërprerë jetën parlamentare nuk ishte lajm i mirë.
Kemi pasur në 2 ditë dy presidentë themelues të BE-së dhe sigurisht dhe atë samit të Procesit të Berlinit për të treguar se Shqipëria është një vend evropian për të organizuar gjëra të tilla duke shtruar rrugën e ecjes tonë në BE.
