Gjykata shtyn vendimin për Statutin e 2 shtatorit, Sefa: Drejtësia do na japë të drejtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2023, 13:32
Pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata e Tiranës, në lidhje me kërkesën e PD-së për të regjistruar ndryshimet statutore që u bënë në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, që u mbajt më 2 shtator të këtij viti, përfaqësuesi ligjor i kësaj force politike Indrit Ssefa theksoi se kemi të bëjmë me një përpjekje të dëshpëruar të grupimit të Rithemelimit për të mbajtur peng Partinë Demokratike.
“Është një seancë rutinore, ku aleanca e kullave vijon përpjekjet e dëshpëruara. Kam besimin e plotë se edhe kësaj radhe drejtësia do të na japë të drejtë”, u shpreh Sefa.
