DOKUMENTI/ Bllokimi i punimeve, PS mbledh Etikën dhe përjashton 26 deputetë nga Kuvendi

Punimet e seancë së sotme plenare të Kuvendit u shtynë, pasi deputetët e opozitës nuk kanë lejuar fillimin normal të punimeve të seancës plenare të Kuvendit, pasi kanë bllokuar vendet ku ulen ministrat dhe kryetarja e Kuvendit.

Ky reagim i deputetëve të opozitës vjen pasi sipas tyre, mazhoranca socialiste nuk ka lejuar ngritjen e komisioneve hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Zyra për shtyp e Kuvendit njoftoi sot se: "Në pamundësi për zhvillimin normal të seancës plenare, për shkak se deputetë të opozitës bllokuan hyrjen në sallë, vendin ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe kabineti qeveritar,si dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve, nënkryetarja e Kuvendit,  Ermonela (Felaj) Valikaj në cilësinë e drejtueses së seancës njoftoi shtyrjen e saj".

Lidhur me këtë situatë, deputetët kanë thirrur mbledhjen urgjente të Komisionit të Etikës, ku kërkojnë përjashtimin e 26 deputetëve opozitarë, nje kerkese qe u miratua nga anetaret e mazhorances ne kete komision.

Konkretisht, PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për deputetët:

Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.

Dokumenta bashkëngjitur