“Për Kombëtaren jetën e japim”/ Shqiptarë të të gjitha trojeve bashkohen në Tiranë: Fitojmë sonte, “e kryme”
Përpara takimit Shqipëri-Çeki tifozë të shumtë janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Të ardhur nga të gjithë trevat shqiptare ata shprehen optimistë për ndeshjen e mbrëmjes së sotme.
Për mikrofonin e Ora News tifozët kuqezinj u shprehën optimistë për një rezultat pozitiv.
“Do jetë ndeshje e fortë, besojmë që do dalim triumfues, të paktën barazim. Ka qenë sfidë por e kemi siguruar. E duam futbollin prandaj e siguruam biletën. Sylvinho ka krijuar një grup ka dhe lojtarë të mirë”, u shprehën disa prej tyre.
Ndërsa një tjetër tifoz u shpreh “Se për Kombëtaren jetën e japim, sonte do fitojmë”, tha ai.
Ndërkaq nuk munguan edhe parashikimet e rezultatit, të cilat variojnë nga 1-0 apo 2-0 për Shqipërinë, ndërsa ka të tjerë që shprehen të kënaqur edhe me një barazim.
Ndërkaq për kameran e “Ora News” nuk mungoi dhe këndimi i himnit të kombëtares.

