Gjyqi ndaj Belerit, avokatët kërkojnë hidhjen poshtë të hetimet, në 17 tetor vendoset vijimi i procesit

Në seancën e parë ndaj fituesit të zgjedhjeve në Himarë avokatët kërkuan pavlefshmërinë e provave ndaj Fredi Belerit. Për shkak se një nga gjykatësit kishte dhënë një vendim më parë ndaj tij, u propozua zëvendësimi

Çështjet proceduriale kanë bërë që dosja ndaj kryetarit të zgjedhur në bashkinë Himarë të shtyhet sërish. Në nisje të gjykimit këtë të enjte, avokatët e tij kërkuan përjashtimin nga çështja të një prej tre gjyqtarëve.

Sipas tyre Etleva Dedja ka marrë një herë vendim ndaj klientit të tyre, ndaj dhe nuk mund të ishte pjesë e shqyrtimit të akuzës së ngritur nga SPAK. Të njëjtin qëndrim kushte edhe vetë gjykatësja e cila ka kërkuar të mos jetë më pjesë e trupit

avokatët mbrojtës kërkuan pavlefshmërinë e provave paraprake të prokurorisë dhe akteve ter regjistrimit te procedimit penal si dhe pavlefshmërinë e përgjimeve audio e video. Nga ana e akuzës është theksuar se provat janë marrë konform ligjit duke kërkuar vijimin e procesit.

Do të jetë data 17 tetor kur trupa do të rimblidhet për të deklaruar vendimin mbi pretendimet e palëve.

Në seancë u paraqit edhe vetë Beleri i cili në sallë dha vetëm të dhënat personale si dhe deklaroi se ka qenë i dënuar por i rehabilituar.

Seanca u ndodh edhe nga ambasadorja e Greqisë në Tiranë duke treguar edhe një herë interesin e shtetit të saj për këtë çështje

Beleri u arrestuar një ditë parë votimeve të 14 majit nën akuzën e blerjes së votave. SPAK ka deklaruar se ka prova me video e zë ku premtohej 40 mijë lekë në këmbim të 8 votave.

Për këtë u përdor edhe një agjent i infiltruar.