“Fytyra shqiponjë” e Kombëtares merr nënshtetësinë shqiptare: Në “Euro 2024” udhëtoj me dokumente Kuq e Zi

Ai njihet si “Fytyra shqiponjë” e Kombëtares Kuq e Zi. Besmir Limanit, tifozit më të zjarrtë, që bie gjithmonë në sy për flamurin dhe shqiponjën që mbulon fytyrën i është dhënë sot në prag të ndeshjes Shqipëri-Çeki, nënshtetësia shqiptare.

Në Gjermani Euro 2024, unë Besmir Limani “Fytyra me shqiponjë” udhëtoj me dokumenta kuq e zi!”, shkruan ai në faqen e tij në Facebook duke falënderuar qeverinë shqiptare që bëri të mundur pajisjen e tij më pasaportë shqiptare.

Besmir Limani është me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, por prej vitesh jeton në Winthertur të Zvicrës.

Ai e ka ndjekur kudo kombëtaren shqiptare dhe gjithmonë ka tërhequr vëmendjen edhe nga mediat e huaja me imazhin e tij, duke u bërë në një farë mënyre simbol i tifozërisë Kuq e Zi.