Ja si u tentua vjedhja e pikës në Kombinat, punonjësja "heroinë" shpëton lekët e kompanisë
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 11 Tetor 2023, 22:12
Personi qe ka vjedhur një natë më parë dyqanin Vodafone në Myslym shyri duke marrë 400 mijë lek, sot ka tentuar të grabisë dyqanin One.
Ai ka qenë me të njejta veshje dhe ka bërë të njëjtin veprim, por kësaj radhe nuk ka marrë paratë, pasi dy vajzat që ishin operatore e kanë larguar.
Pika e dyqanit One ndodhet në Kombinat. Në video shikohet që punonjëset e dyqanit e dallojnë se i riu ka armë fallco dhe e përzënë nga dyqani.
