Minatorët në protestë para Kuvendit, kërkojnë miratimin e statusit: Rrisni vetëm rrogat e deputetëve

Teksa në seancën parlamentare po diskutohej rezoluta për Kosovën, jashtë dyerve të Kuvendit minatorët po kërkonin të drejtat e tyre.

“Do t’i detyrojmë me zor që ta miratojnë statusin e minatorit.”

Me apelin që në parlament të miratohet ligji për minatorët, ata u shprehën se çdo ditë humbin jetën për shkak të mungesës së kushteve në punë.

“Ta miratojnë një orë e më parë statusin e minatorit.”

Ata gjithashtu akuzuan deputetët se po rrisin pagat e tyre, por asgjë për popullin.

“Rroga për vete i keni ngritur sa herë.”

Prej disa ditësh minatorët protestojnë për të drejtat e tyre, duke kërkuar kushte më të mira pune dhe trajtim më të mirë të pensioneve të tyre.