Protesta e studentëve të mjekësisë, Goci: Ligji është një simptomë e një krize të thellë universitare

Ervin Goci ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku foli për protestën e studentëve të mjekësisë. Goci u shpreh se ky ligj është një simptomë e një krize të thellë universitare.

"Nuk e di me ca e masim që qeveria ka pasur këtë shqetësim. Po të kishtë këtë shqetësim minimalisht bëhen disa masa urgjente. Mund të krijohen programe të vecanta që të thirren ato mjekë. Nuk mund të bësh një investim 6 vjecar.

Për mua ai ligj është një simptomë e një krizë të thellë universitare, që është edhe politike dhe shoqërore që manifeston edhe një problem madhor që ka të bëjë me keqmenaxhimin", tha ndër të tjera Goci.