Muka: Shteti investon 5 milionë euro për 2250 studentë mjekësie, ka të bëjë me prioritetet e qeverisë

Taulant Muka në emisionin "Ora e Betit" në Ora News foli për protestën e studentëve të mjekësisë. Muka tha se shteti shpenzon 5 milionë euro për 2250 studentë mjekësie, ndërsa për një kilometër rrugë shpenzon mesatarisht 12 milion euro.

"Një shtet që investon 5 milionë euro për 2250 studentë mjekësie, ndërkohë që për një kilometër rrugë shpenzon mesatarisht 12 milion eruo. Kjo ka të bëjë me prioritetet e qeverisë.

Qeveria nuk përgjigjet për dështimin në arsim. Universiteti i Tiranës rënditet i fundit në rankime", tha ndër të tjera Muka.