Qori: Qeveria po bën një diskriminim ndaj studentëve të mjekësisë, po shkelet kushtetuta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2023, 21:47
Arlind Qori ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku foli për protestën e studentëve të mjekësisë. Qori tha se qeveri po bën një diskriminim ndaj studentëve të mjekësisë, pasi këtë haraq që i ka vendosur studentëve të mjekësisë nuk ia ka vendosur studentëve të degëve të tjera.
"Problemi i parë ka të bëjë me kushtetueshmërinë dhe me të drejtat themelore të njeriut. Kushtetuta e Republikës qytetarët trajtohen barazisht. Edhe studentët trajtohen barazisht.
Qeveria po bën një diskriminim ndaj studentëve të mjekësisë, pasi këtë haraq që i ka vendosur studentëve të mjekësisë nuk ja ka vendosur studentëve të degëve të tjera. Për momentin qeveria po e shkel kushtetutën", tha ndër të tjera Qori.
