OKB: 9.000 sirianë kanë zbarkuar në Turqi brenda natës
Mijera siriane u larguan nga vendi i tyre, duke e shnderruar kete eksodin me te madh te refugjateve te ndodhur pergjate 20 muajve te luftes qe pasi rebelet moren nen kontroll nje qytet kufitar.Opozita e percare Siriane po organizonte nje takim ne Katar, nen presionin ne rritje nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari, qe te bashkohen dhe te formojne nje trup te besueshem te afte per te qeverisur vendin ne menyre efektive nese presidenti Bashar al-Assad do binte nga pushteti.Kombet e Bashkuara bene te ditur se 11.000 refugjate kishin ikur brenda 24 oreve, kryesisht drejt Turqise. Eksodi duket se po teston durimin e Ankarase, fqinji me i forte i Sirise ne terma ushtarake dhe nje kundershtare i forte i Assad. Ankaraja ka deklaruar prej kohesh se nje dalje e tille e emigranteve do te kerkonte nderhyrje te fuqishme."Kalimi eshte i rendesishem sepse hap nje rruge te lire ne turqi, ku mund te dergojme te plagosurit e te terheqim furnizime" - tha Khaled al-Walid, nje komandant rebel ne divizionin e Rakas.Kryeministri i Turqise, Rexhep Tajip Erdogan kritikoi fuqite boterore ne Keshillin e Sigurimit te OKBse per mosveprimin e tyre. " Eshte shume e cuditshme. Po kryen mizori ne Siri e keto krime po kryhen nga nje udheheqes shteteror" - tha ai."Sa larg do te shkoje kjo? Kur do te marrin persiper pergjegjesi anetaret e perhershme te Keshillit te Sigurimit?"Keshilli kurd, nje koalicion i partive kurde ne kundershti te Assad, i bene thirrje rebeleve per te terhequr luftetaret e tyre, duke thene se perplasjet e frika e bombardimeve siriane ka shtyre shumicen e banorve te ikin.