EKSKLUZIVE/ Nga hotelet, tek patrullat e policisë, zbulohet KARTA GREKE që përdorte Tafani gjatë kohës që ishte në arrati
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 23:04
Marjus alias Artan Tafani shpeshherë ia kishte hedhur kontrolleve të policisë, pasi ai prezantohej si shtetas grek.
Madje, gjatë kohës që ishte në arrati, rezervimin në disa hotele e bënte nga karta e falsifikuar.
Kjo që shikoni në këtë foto është pikërisht karta ID e siguruar nga “Ora News” dhe është kapur nga policia në momentin që Tafani ra në pranga.
Nga verifikimet ka rezultuar se karta ishte e flasifikuar dhe nga dëshmia e tij, ai ka treguar se e kishte prej kohësh.
Po ashtu, në mometin e ndalimit atij iu gjet një pistoletë me plumb në gojë gati për qitje.

