Tronditet Bilishti/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, raportohet për ...

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Bilisht. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Burimet policore bëjnë me dije se bombola e gazit ka shpërthyer  në banesën e shtetasit me iniciale M.B.

Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.