Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët në pyllin me pisha të Pishporos në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 17:05
Forcat zjarrfikëse vijojnë të luftojnë me flakët në pyllin me pisha të Pishporos në Fier.
Zjarri i riaktivizuar mesditën e djeshme është neutralizuar në orët e para të mëngjesit në një perimetër të konsiderueshëm, por të favorizuara edhe nga era vatrat e zjarrit janë aktivizuar sërish.
Sipas informacioneve nga terreni, në operacionin për shuarjen e flakëve janë të angazhuara 5 mjete zjarrfikëse, 4 të Fierit dhe 1 e Rroskovecit si dhe 40 forca të armatosura të Poshnjes.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, situata është e vështirë për të vënë nën kontroll të plotë vatrat e shumta të zjarrit të cilat janë përhapur në një zonë të gjerë, teksa ka theksuar se vetëm ndërhyrja nga ajri mund të neutralizonte flakët.
