Prençi: Ministri nuk mund të publikojë operacion para se ai të finalizohet se dalin sekrete

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Shemsi Prençi, ish-drejtues policie u shpreh se një ministër nuk mund të lançojë një operacion para se ai të finalizohet sepse aty dalin sekretet dhe mund të përfitojnë elementët e inkriminuar.

Prençi: Një ministër nuk mund të lançojë një operacion para se ai të finalizohet sepse aty dalin sekretet dhe mund të përfitojnë elementët e inkriminuar. Pavarësisht se thuhet se nuk duhen përdorur të infiltruar, infiltrimi dhe të penduarit janë nga metodat më të suksesshme.