Qyno: Dihet ku është Ahmetaj, mund të përdorë pasaportën bullgare për të mos u ekstraduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 21:00
Gazetari Elton Qyno bëri me dije se Ahmetaj në korrik u shpall në korrik ndërsa tani vijnë deklarata për zhvillime domethënëse.
Ai tha se Është qartësuar se Arben Ahmetaj është në një vend të BE-së dhe nëse do të arrestohet, ai do të ekstradohet.
Qyno: Ahmetaj në korrik u shpall në korrik ndërsa tani vijnë deklarata për zhvillime domethënëse. Priten veprime në ditët në vijim. Çështja Ahmetajt do të ketë zhvillime. Ai është një figurë mjaft e lartë sa i përket qeverisë së Ramës dhe është në kërkim për tu arrestuar.
Është qartësuar se ai është në një vend të BE-së dhe nëse do të arrestohet, ai do të ekstradohet. Ahmetaj gëzon pasaportë të BE-së nga Bullgaria dhe pritet që ai të përdorë të gjithë instrumentet ligjore për të mos u ekstraduar.
