Trafiku në Tiranë, Lika: Mjetet janë shtuar, por rrugët janë akoma ato, parkohet edhe dysh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 20:03
Në një intervistë me Ora News, eksperti i sigurisë rrugore Fadil Lika tha se ka trafik të shtuar në kryeqytet.
Ai shtoi se Aktualisht parametra gjeometrikë të rrugëve nuk janë në përputhej me sasinë e mjeteve që qarkullojnë në Tiranë.
Lika: Ka trafik të shtuar në Tiranë. Ka shumë faktorë që e shtojnë këtë trafik. Aktualisht parametra gjeometrikë të rrugëve nuk janë në përputhej me sasinë e mjeteve që qarkullojnë në kryeqytet. Janë rritur ndjeshëm automjetet, ndërsa rrugët janë bërë qysh para viteve ’90.
Kjo gjë bën që të rritet trafiku. Trafiku është më problematik në rrugët si ajo e Kavajës, Durrësit dhe Elbasanit. Po ashtu trafiku shtohet nga mjetet që janë të parkuara dysh.
