Hasa: Marrëveshja me Italinë për pensionet lajm i jashtëzakonshëm për familjet Shqiptare që janë në emigrim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 20:18
Naim Hasa specialist për çështjen e pensioneve i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai përshëndeti marrëveshjen e qeverisë Shqiptare me atë Italiane sa i përket çështjes së pensioneve.
Hasa: “Marrëveshja që po diskutohet për tu lidhur me Italinë është një lajm jashtëzakonisht i mirë për çdo familje shqiptare dhe një bravo për Institutin e Sigurimeve Shoqërore që me të vërtetë po bën një punë jashtëzakonisht në lidhje me marrëveshjen bilateriale për emigrantët Shqiptarë që punojnë në këto vende. Kjo marrëveshje rrjedh nga karta sociale europiane e cila sipas kësaj karte sigurimet shoqërore shtrihen edhe tek emigrantët”.
