Klodi Karaj: Pensionistët po sorollaten nëpër gjyqe, duhet reformë në sistem
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 20:22
Moderatori Klodi Karaj i ftuar në emisioni “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai foli për marrëveshjen me Italinë për pensionet.
Karaj e cilësoi një hap të rëndësishëm marrëveshjen me Italinë për çështjen e pensioneve.
Ai gjithashtu deklaroi se janë të shumtë qytetarët që presin që kjo çështje të zgjidhet teksa nuk la pa përmendur dhe disa nga ankesat më të shumta në emisionin “Ora Juaj” që ai drejton.
