Prençi: Krimi është rritur, por janë pakësuar ekspertët e policisë, rriten nëpunësit në administratë, ikin policët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 22:48
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi u shpreh se tashmë kemi shumëllojshmëria kriminaliteti dhe pakësojmë ekspertët.
Prençi: Shqipëria ka shumë kontradikta. P ara viteve ’90 kishte mbi 23 mijë policë dhe kishte shumë pak policë. Sot kemi 12 mijë policë. Ku ka shkuar kriminaliteti sot? Droga është kultivuar për herë të parë në 1993.
Tashmë kemi shumëllojshmëria kriminaliteti dhe pakësojmë ekspertët. Janë rritur punësimet në administratë dhe pakësohen policët. Madje i kanë lënë me rroga të ulta.
