Maçi: Policia e Shkodrës ka disa persona të dyshuar se kush mund ta ketë vrarë babain e Gjin Gurit

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Merin Maçi, gazetar u shpreh se Policia e Shkodrës ka pasur disa persona të dyshuar se kush mund ta ketë vrarë babain e Gjin Gurit.

Maçi: Në Dukagjin ka problematika dhe vrasjen janë të lidhur me ngjarjet më parë. Ka konflikte që riaktivizohen. Policia e Shkodrës ka pasur disa persona të dyshuar se kush mund ta ketë vrarë babain e Gjin Gurit. Është një ngjarje që ka marrë drejtim.

Ajo e Sukthit dhe ajo e Rrëshenit janë ngjarje më të vështira. Për Rrëshenin hetuesi nuk mendojnë se ka qenë një vrasje me atentatorë profesionistë. Mendohet se kanë qenë persona që kanë marrë koston përsipër.