Hajdarmataj: Policët po largohen masivisht, ministri të mos bëjë populizma, të parandalohen krimet
Në një intervistë për Ora News, ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj u shpreh se policia ka mungesa në aspektin e logjistikës, ndërsa sipas tij në aspektin e motivimit lë për të dëshiruar.
Ai tha se Situata në policinë e shtetit është alarmante sepse duan të ikin jashtë vendit dhe po ikin nga policia, duke shtuar se nuk ka movitim në këtë institucion.
Hajdarmataj: Nuk kemi mungesa në aspektin e logjistikës. Ndërsa në aspektin e motivimit do të thoja se lëmë për të dëshiruar. Ne kemi pasur fatin të vizitojmë policitë perëndimore, ndërsa ne këtu nuk kemi asnjë lloj motivimi. Kemi drejtues arrogantë, kemi trajtim minimal të punonjësve të policisë dhe policët rrezikojnë jetën e tyre, teksa hidhen në rrugë për një motiv politik. Prandaj nuk kemi një punë të kualifikuar dhe cilësore.
Situata në policinë e shtetit është alarmante sepse duan të ikin jashtë vendit dhe po ikin nga policia. Nuk duhet të dalë ministri aty dhe të bëjë populizma. Le të bëjë takime sa të dojë apo të merret me parkimet. Punonjësi i policisë është qytetar si gjithë të tjerët, nuk mund të shkëputet nga ky aspekt. Policia nuk po arrin të parandalojë aktivitetin kriminal. Prandaj duhet të ngrihet një strategji nga qeveria për këtë.
