Rikthimi i Bashës, Andoni: Mund të kërkojë aleancë me pushtetin, Kuvendi i sotëm ishte anti-Berishë

Analisti Ben Andoni ishte i ftuar në Ora News përmes një lidhje "Skype". Andoni foli për mbajtjen e kuvendit kombëtar të PD nga Lulzim Basha. Këtë kuvend, Andoni e cilësoi si anti-Berishë.

"Kuvendi i sotëm ishte anti-Berishë. Partia Demokratike ka pasur përplasje të brendshme. Basha ka kohë edhe 2 vjet për zgjedhjet e ardhshme.

Basha mund të kërkojë aleancë me pushtetin. Fraksioni i Bardhit nuk do të funksionojë sepse të gjithë duan të jenë të parët", tha ndër të tjera Andoni.