Statuti i ri i PD-së e mban në detyrë kryetarin edhe nëse humbet zgjedhjet. Nuk parashikohet dorëheqja

Teksa ka nisur zyrtarisht Kuvendi Kombëtar i PD-së zyrtare, zbardhen disa nga vendimet do të merren sot nga demokratët.

Në Kuvend pritet të miratohen disa nene të reja staturore.

Kjo preambul ku theksohen vlerat e djathta, pasi partia më përpara nuk ka pasur fare preambul. Rritet fuqia e organeve si kryesia dhe keshilli kombëtar.

Kryetari dhe Sekretari i Përgjithshëm kanë pushtet më të kufizuar. Rritet roli i degëve, krijohet për herë të parë Komitet Qarku me kompetenca.

Të gjitha ndryshimet kanë synim forcimin e parimit “check and balance” dhe rritjen e rolit të anëtarësisë.

Në statutin e PD-së, reflektohen disa ndryshime, ku mes këtyre pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së.

Ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet, ndërsa nuk ka një afat kohor të mandatit të tij.

Statuti i ri i PD-së e mban në detyrë kryetarin edhe nëse

Sipas nenit 48 bëhet kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse kreu i partisë do të jetë njëherazi edhe kreu i grupit parlamentar. Sipas këtij neni Lulzim Basha pritet të jetë kreu i grupit parlamentar këtë sesion të ri.

Gjithashtu bëhet me dije se Bordi Financiar do të drejtohet nga kreu i partisë. Kandidatët që kanë garuar për subjekte të tjera do të përjashtohen nga partia.

Statuti i ri i PD-së e mban në detyrë kryetarin edhe nëse