PD nesër mbledh Kuvendin Kombëtar, Bashës deri më tani i konfirmojnë 10 deputetë, 17 i thonë “jo”

Partia Demokratike nesër në orën 10:00 do të nisë punimet e Kuvendit Kombëtar.

Deri në këto momente mësohet se janë hequr rreth 3000 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, për shkak se PD ka konstatuar se kanë kaluar me Berishën.

Pra, janë rreth 5000 anëtarë që janë thirrur për të marrë pjesë nesër në Kuvend, ku 2500 është kuorumi.

Fillimisht  është parashikuar që të zgjidhen 5 persona që do ta drejtojnë kuvendin të cilët do të vendosen me votë, por me propozim të Lulzim Bashës, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Është parashikuar që fillimisht të flasin disa të rinj, më pas Lulzim Basha.

Basha pritet që të mbajë një fjalë rreth 60 minuta, ku do të përcaktojë  linjën e partisë në këto kohë të vështira .

Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore.

Komisioni i Ndryshimeve Statutore do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa do të votohet me ngritje kartoni për këtë ndryshime nga delegatët.

Nesër po ashtu do të votohet këshilli i ri kombëtar, teksa do të ketë fjalime të hapura njëkohësisht do të votohet.

Anëtarët e Kuvendit Kombëtar janë Ex-Officio, dhe ato janë;

a) Kryetarët e seksioneve të Partisë Demokratike dhe sekretarët e grup seksioneve të Partisë Demokratike;

b) Anëtarët e Kryesive të degëve, përfshirë anëtarët e Bordit të Këshilltarëve të Degës;

c) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

ç) Anëtarët e Kryesisë së Partisë;

d) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

dh) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, dhe këshilltarët vendorë, anëtarë të PDSH-së;

e) koordinatorët tematikë apo koordinatorët e procesit zgjedhor në Degët e Partisë Demokratike, si dhe funksionarët e Selisë Qendrore të Partisë Demokratike;

ë) Një numër i kufizuar përfaqësuesish të organizatave partnere në numër të barabartë jo më shumë se 5 për qind e numrit të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

Deputetët e PD që pritet të marrin pjesë nesër:

1. Lulzim Basha

2. Oriola Pampuri

3. Andia Ulliri

4. Merita Bakiu

5. Kreshnik Collaku

6. Flutura Acka

7. Enkelejd Alibeaj

8. Eralda Bano

9. Arbi Agalliu

10. Selaudin Jakupllari

Deputetët e PD zyrtare që do të mungojnë:

1. Jorida Tabaku

2. Oriela Nebiaj

3. Ferdinand Xhaferraj

4. Dhurata Cupi

5. Xhelal Mziu

6. Dashnor Sula

7. Lefter Geshtenja

8. Qani Xhafa

9. Zheni Gjergji

10. Saimir Korreshi

11. Bledion Nallbati

12. Flamur Hoxha

13. Emilja Koliqi

14. Helidon Bushati

15. Ramdan Likaj

16. Gazment Bardhi

17. Agron Gjekmarkaj