Kuvendi i PD-së, Godole: Proces i komanduar me urdhër nga lart
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2023, 15:57
Anëtarja e këshillit të PD-së, Jonila Godole ka reaguar për kuvendin e sotëm të PD-së. Godole e ka quajtur procesin të komanduar me urdhër nga lart.
Postimi i Jonila Godoles:
Kuvendi i sotëm i PD-së?
I gjithë procesi i komanduar me urdhër nga lart, pa diskutime konstruktive, dhe me ndryshime statutore të atilla që e bëjnë PDnë e Bashës përsëri PDnë e Njëshit, siç ka qenë para tij, larg standarteve demokratike për një alternativë ndryshe.