Statuti i ri: Basha edhe kryetar i grupit parlamentar/ Logu jep detajet e Kuvendit: Ja vendimet që do merren. PD-ja s’është më si më parë
Partia Demokratike zyrtare mbledh në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi” Kuvendin e saj Kombëtar ku do të zyrtarizojë tkurrjen e anëtarësisë së kësaj partie, pas përçarjes së rëndë dy vjeçare të demokratëve, të cilët tashmë janë ndarë në 3 grupime: atë të Lulzim Bashës, atë të Sali Berishës dhe në grupimin e drejtuar nga Gazment Bardhi.
Besart Logu, anëtar i Këshillit Kombëtar së PD-së në një intervistë për “Ora News” theksoi se përveç prekjes së statutit të PD-së, Kuvendi Kombëtar pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit aktual, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.
Por mesa duket kete post do ta marre vete Lulzim Basha, pasi Kuvendi ka miratuar ndryshimet e Statutit, duke shkarkuar menjehere Gazment Bardhin nga posti i kryetarit te grupit.
"Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar", parashikon Statuti i Ri.
Disa prej ndryshime thelbësore në Statutin e PD-së
Neni 20 - Pika 2, vendimet dokumentohen nga Kryesia, ndërsa më parë këto vendime dokumentoheshin nga Sekretari i Përgjithshëm.
Neni 26 - Përjashtohen nga anëtarësia atë që kanë kandiduar për subjektet e tjera
Kryetarët e degëve kandidojnë, ikën automatimisht mandati
Nëse mungon kryetari, Kryesia cakton datën e zgjedhjeve.
Agjenda e Kuvendit
Mësohet se në çelje të Kuvendit fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj. Pas disa fjalimeve do të mbajë fjalën e tij për gati 1 orë kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore dhe fillimisht do të jetë Komisioni i Ndryshimeve Statutore që do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa në vijim do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët.
Po sot do të votohet edhe Këshilli i ri Kombëtar dhe teksa do të mbahen fjalime të hapura, njëkohësisht edhe do të votohet.
Përçarja e demokratëve
Kujtojmë se Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non-gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.
Pritet për t’u parë nëse të pranishëm në Kuvend do të ketë deputetë që nuk kanë qenë pro linjës që ka mbajtur zoti Basha dhe që nuk kanë njohur ditën e zgjedhjeve për kreun e PD-së, 29 korrikun.
Kujtojmë se zoti Bardhi deklaroi dje se nuk e njeh Kuvendin e sotëm, ndërsa e distancuar ka qenë dhe deputetja Jorida Tabaku.
Ndryshimet statutore



